Paketa prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, udhëheqësit e BE-së në përballje me Viktor Orban

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësit e BE-së janë rikthyer në Bruksel për një përballje të dytë me Hungarinë, Viktor Orban, lidhur me refuzimin e tij për një paketë të re ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën. Kryeministrit hungarez ka bllokuar fondet që nga dhjetori.

“Ne jemi vërtet në një udhëkryq,” tha një zyrtar i BE-së.

Diplomatët në Bruksel theksojnë se Ukrainës nuk do t’i mbarojë fondet për pajisje ushtarake dhe municione, pasi furnizimi bëhet përmes shteteve anëtare individuale përmes Mjetit Evropian të Paqes. Por ata janë të shqetësuar për likuiditetin në ekonominë ukrainase dhe sinjalin që mungesa e unitetit do t’i japë Putinit.

Ky fond i BE-së, i kombinuar me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka lejuar që në të kaluarën të paguhen pagat e mësuesve, mjekëve dhe ushtarëve dhe ndërtesat të rindërtohen aty ku është e mundur.

Përpjekjet për të bindur Orbanin janë dyfishuar në 24 orët e fundit, me përfaqësuesit e 26 shteteve të tjera të BE-së që ranë dakord të fusin një paragraf kompromisi në projekt-tekstin e marrëveshjes që kërkohet në samitin për buxhetin.

Ka shqetësime që Ukrainës t’i mbarojë paratë në pranverë për të paguar nëpunësit civilë, mësuesit e mjekët.

Ka gjithashtu shqetësime në rritje midis disa vendeve anëtare se Rusia , e cila ka intensifikuar prodhimin e saj të municionit, mund të fitojë luftën kundër Ukrainës./ The Guardian

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme