Samiti i BE, fermerët europianë në protestë, bllokojnë rrugët në Bruksel me traktorë

Të paktën një mijë traktorë kanë bllokuar disa rrugë në Bruksel, ku priten liderët e BE-së për Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian.
Fermerët, të cilët mbërritën nga e gjithë Evropa për të protestuar kundër Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe Marrëveshjes së Gjelbër, bllokuan Sheshin e Luksemburgut, përpara Parlamentit Evropian dhe ndezën zjarre me dru dhe goma.
Me pankarta në duar ku thuhet “nëse e doni tokën, mbështesni ata që e menaxhojnë atë”, fermerët kërkojnë të bëhet më shumë për t’i ndihmuar ata me taksat, rritjen e kostove dhe importet e lira.
Protestat duket se patën një ndikim të menjëhershëm, ku Komisioni Evropian, dega ekzekutive e BE-së, njoftoi planet për të mbrojtur fermerët nga eksportet e lira nga Ukraina gjatë kohës së luftës dhe për t’i lejuar fermerët të përdorin disa toka që ishin lënë djerrë për arsye mjedisore.
Planet duhet ende të miratohen nga 27 vendet anëtare të bllokut dhe Parlamenti Evropian, por ato përbëjnë një lëshim të papritur dhe simbolik. /Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




