Maskohen si mjekë dhe hyjnë në spitalin palestinez, forcat izraelite eliminojnë tre pjesëtarë të Hamasit

Botë | 3 vite më parë

Forcat izraelite kanë vrarë tre anëtarë të grupeve të armatosura palestineze në një spital në Bregun Perëndimor.

Sipas pamjeve të sigurisë,  anëtarët e një njësie të fshehtë të maskuar si mjekë dhe civilë kanë arritur të vrasin tre anëtarë të grupeve të armatosura palestineze.

Ushtria izraelite bëri të ditur se anëtarët e grupeve të armatosura ishin fshehur në spitalin e Jeninit dhe se njëri prej tyre ishte gati të kryente sulme në spital.

Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez akuzoi Izraelin për kryerjen e një “masakre tjetër  brenda spitaleve”.

Hamasi, grupi i armatosur islamik palestinez, që po lufton me Izraelin në Gaza, të shkaktuar nga sulmet e tij të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor shpjegoi se forcat izraelite “ekzekutuan tre luftëtarë”, duke përfshirë një nga anëtarët e tij.

Një grup tjetër i armatosur, Xhihadi Islamik Palestinez, tha se dy nga të vrarët ishin anëtarë të tij dhe ishin vëllezër.

Tensionet janë rritur në Bregun Perëndimor që nga sulmet e 7 tetorit, me bastisje pothuajse të përditshme të arrestimeve izraelite dhe përleshje me palestinezët, transmeton BBC. 

Jenin, një bastion i militantëve, ka qenë në qendër të bastisjeve të tilla për muaj të tërë. Që nga 7 tetori, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 357 palestinezë – militantë, civilë dhe sulmues – në Bregun Perëndimor, ndërsa kolonët izraelitë kanë vrarë të paktën tetë, sipas Kombeve të Bashkuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme