Vrasja e tre trupave amerikanë nga sulmi me dron, Irani mohon përfshirjen

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani ka hedhur poshtë si “të pabaza” akuzat e SHBA-së për përfshirjen e Iranit në sulmin e djeshëm (28 janar) me dron në një bazë amerikane në veri-lindje të Jordanisë që vrau tre trupa amerikane dhe plagosi dhjetëra.
Kanani këmbënguli se Irani “nuk ishte i përfshirë në vendimmarrjen e grupeve të Rezistencës” në mënyrën se si ata zgjodhën “të mbronin palestinezët ose vendet e tyre”. Teherani i referohet rrjeteve të tij të përfaqësuesve dhe grupeve aleate në rajon si “Boshti i Rezistencës”.
Joe Biden ka thënë se sulmi është kryer nga “grupe militante radikale të mbështetura nga Irani”.
Më herët, një zëdhënës i misionit të Iranit në OKB tha se Irani nuk kishte “asgjë të bëjë me sulmet në fjalë”, duke shtuar se “konflikti është iniciuar nga ushtria amerikane kundër grupeve të rezistencës në Irak dhe Siri, dhe operacione të tilla janë reciproke mes tyre”.
3 ushtarë amerikanë u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën dje (28 janar) në një sulm me dron në Jordani.
Vrasja e tre amerikanëve në Kullën 22 në Jordani pranë kufirit me Sirinë është një përshkallëzim i mëtejshëm i një situate tashmë të pasigurt në Lindjen e Mesme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




