Konfiskim të aseteve ruse, një komitet në Senatin e SHBA miraton legjislacionin

Botë | 3 vite më parë

Një komitet në Senatin e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një legjislacion që do të ndihmojë Uashingtonin të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Ukrainës për rindërtimin e shtetit, pas shkatërrimit të madh të shkaktuar nga lufta pothuajse dyvjeçare.

Nëse ky legjislacion kalon edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe më pas nënshkruhet si ligj nga presidenti Joe Biden, akti do t’i hapte rrugë Uashingtonit që për herë të parë të mund të konfiskonte asetet e Bankës Qendrore nga një shtet me të cilin nuk është në luftë.

BE, SHBA-ja, Japonia dhe Kanadaja kanë ngrirë afro 300 miliardë dollarë asete të Bankës Qendrore ruse, nga të cilat vetëm 5 deri në 6 miliardë dollarë janë në SHBA, pasi shumica e tyre gjendet në Europë.

Sipas Bankës Botërore, dëmet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë llogaritën në 400 miliardë dollarë. Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë punuar për të konfiskuar asetet ruse me shpresën që udhëheqësit e G7-tës, të lëshojnë një deklaratë më të fortë, pas takimit në shkurt që do të zhvillohet afër përvjetorit të dytë të nisjes së luftës.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme