Lufta Rusi-Ukrainë/ Sulme mbi Kharkiv, vriten 6 persona, Zelenski: Terror i qëllimshëm

Botë | 3 vite më parë

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv. Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski  i konsideroi sulmet raketore të Rusisë si ‘terror të qëllimshëm’ kundër civilëve ukrainas.

“Fatkeqësisht, ka viktima dhe të vdekur”, tha ai, duke shtuar se 27 persona u shpëtuan nga rrënojat.

“Faleminderit për të gjithë mbrojtësit tanë, punëtorët e të gjitha shërbimeve të urgjencës, të gjithë atyre zemrat e të cilëve mendojnë se duhet të kujdesemi për të tjerët, duhet të ndihmojmë të tjerët kur jeta varet nga kjo”, shkroi Zelensky.

Po ashtu, ushtria ukrainase humbi më shumë se 105 personel ushtarak në drejtimin jugor të Donetskut në 24 orët e fundit, si dhe një njësi artilerie vetëlëvizëse Akatsiya (SPG) dhe shtatë automjete, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

“Në drejtimin jugor të Donetskut, njësitë e grupit të trupave Vostok mposhtën formacionet e brigadës së 79-të të sulmit ajror të Forcave të Armatosura të Ukrainës në zonën e vendbanimit Novomikhailovka të Republikës Popullore të Donetskut. Armiku humbi më shumë se 105 personel ushtarak, 7 automjete, si dhe një njësi artilerie vetëlëvizëse Akatsiya”, thuhet në njoftim

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Xhosep (Josep) Borrell deklaroi se në BE, ekziston një mirëkuptim unanim midis vendeve anëtare se mbështetja për Ukrainën duhet të ofrohet më shumë dhe më shpejt.

“Ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord [në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së] se ky nuk është momenti për të dobësuar mbështetjen tonë për Ukrainën. Përkundrazi: është momenti për të bërë më shumë dhe më shpejt. Me burime financiare, me pajisje ushtarake, duke trajnuar ushtarë dhe gjithçka që ukrainasve u duhet për të mbrojtur [veten]. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të bërë një ndihmë të parashikueshme”, shtoi Borrell.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme