Zbulohet tuneli ku mbaheshin pengjet – Ushtria izarelite thotë se u gjetën piktura të një 5-vjeçareje të liruar në nëntor

Botë | 3 vite më parë

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari gjatë një konference për shtyp ka publikuar pamje të një tuneli të Hamasit. Sipas tij hyrja e tunelit është zbuluar nën shtëpinë e komandantit të grupit të armatosur palestinez në Gaza, ndërsa pretendoi se janë gjetur lëndë të ndryshme shpërthyese dhe dyer të blinduara, por edhe vizatimet e Amilia Alonit, 5-vjeçare që u lirua në nëntor.

“Në këtë hapësirë kemi gjetur prova që tregojnë se ka qenë vendqëndrimi për pengjet. Kemi gjetur piktura të realizuara nga vajza 5-vjeçare Amelia Aloni së bashku me të rrëmbyer të tjerë. Sipas informacioneve që kemi, në këtë tunel janë mbajtur 20 pengje në kohë të ndryshme dhe në kushte shumë të vështira, pa dritë e ajër të mjaftueshëm”, u shpreh Daniel Hangari, Zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Hagari tha se kushtet janë sfiduese, por përpjekjet e ushtrisë së Izraelit për të kthyer të rrëmbyerit janë të vazhdueshme, duke kombinuar teknologjinë, njësitë speciale dhe inteligjencën. Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Gaza që drejtohet nga Hamasi njoftoi se numri i të vdekurve ka arritur në mbi 25 mijë, ndërsa mbi 62 mijë të tjerë janë plagosur nga bombardimet izraelite. 

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme