Kina po përjeton rënie të ndjeshme të popullsisë

Botë | 3 vite më parë

Kostoja e arsimimit, refuzimi në rritje i martesës apo edhe migrimi ishin ndër arsyet e qenësishme të rënies së numrit të popullsisë kineze, që u përshpejtua edhe në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën, çka zgjat një rënie që filloi në vitin 2022, pas gjashtë dekadash rritjeje.

Sipas OKB-së për një kohë të gjatë, vendi më i populluar në botë, Kina humbi titullin e saj ndaj Indisë vitin e kaluar. 

Kjo prirje rënëse pritet të vazhdojë edhe gjatë dekadave të ardhshme.

Përballë krizës së parashikuar demografike, qeveria po kërkon rritjen e nivelit të lindjeve dhe autoritetet lokale tani po paguajnë më shumë ndihma familjare – të cilat mbeten modeste dhe pa shumë efekt për momentin.

”Në fund të vitit 2023, popullsia kombëtare ishte 1 409 670 000 banorë ose një rënie prej 2,08 milionë krahasuar me fundin e vitit 2022”, njoftoi të mërkurën Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS).

Rënia e vitit të kaluar ishte më shumë se dyfishi i vitit 2022, kur vendi humbi 850 000 banorë dhe popullsia e tij u tkurr për herë të parë që nga vitet 1960.

Shifra përfshin vetëm individë me kombësi kineze që banojnë në territorin e Kinës. Ai nuk përfshin të huajt ose banorët e territoreve gjysmë autonome të Hong Kongut dhe Makaos.

“Në vitin 2023, numri i lindjeve ishte 9,02 milionë”, njoftoi gjithashtu BNS të mërkurën, një shifër më poshtë krahasuar me 9,56 milionë në 2022.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme