Këngëtari i famshëm spanjoll ndalohet në aeroport, i gjejnë në bagazh më shumë se 42 kg perime dhe mish

Botë | 3 vite më parë

Këngëtari i mirënjohur spanjoll, Hulio Iglesias (o. Julio Iglesias) për pak ka rënë nën prangat e policisë dominikiane për shkak të shkeljes së rregullave të importit.

Mbreti i muzikës i muzikës latine, u ndalua në datën 10 janar nga autoritetet e aeroportit ndërkombëtar të “Punta Canas” pasi në bagazhet e tij u zbulua një sasi prej 42.16 kilogramësh ushqime, mes të cilave sasi të konsiderueshme luleshtrydhesh, manaferrash, boronicash, qershish, domate, spinaqi, sallate, fasulesh, kërpudhash dhe mishi të cilat u përpoq t’i fuste në territorin e republikës domenikiane.

Ndërkohë që një gjë e tillë, sipas ligjeve të atij vendi, cilësohet si vënie në rrezik e prodhimit kombëtar. 

Frutat dhe perimet, artisti i kishte marrë në Bahamas ku kalon një pjesë të mirë të vitit.

Mediat e huaja raportojnë se kjo nuk është hera e parë që Iglesias tentoi të fuste fruta dhe perime nga vende të tjera në republikën Dominikiane, ndërkohë që sasia që iu gjet javën e shkuar iu sekuestrua nga autoritetet e atij vendi.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme