Franca nis shoqërimin e anijeve të saj në Detin e Kuq

Botë | 3 vite më parë

Forcat detare franceze kanë filluar të shoqërojnë anijet me interesa franceze që lundrojnë në detin e kuq. Kjo u bë e ditur nga komandanti I marinës franceze admiral Emmanuel Slaars i cili u shpreh ndërkohë që në misionin që iu është ngarkuar, forcat që ai drejton nuk kanë të parashikuar goditjen e drejtpërdrejtë të rebelëve huthi.

Këta rebelë të cilët mbështeten nga Irani dhe kontrollojnë pjesën me të madhe të  Jemenit, kanë kohë që shenjtërojnë anijet që kalojnë në detin e kuq për të treguar mbështetjen e tyre për grupin militant Hamas që po lufton me Izraelin në rripin  e gazës.  Admirali Slaars bëri të ditur se në detin e kuq, Franca po punonte ngushtësisht me një mision patrullimi që drejtohej nga SHBA, por komanda e forcave franceze ishte tërësisht nën kontrollin e Parisit. 

Muajin e shkuar, një numër kompanish tregtare nga vende të ndryshme pezulluan lundrimin në detin e kuq, një rrugë e rëndësishme botërore për dërgesat e naftës dhe mallrave të konsumit nga Azia në Europë dhe anasjelltas,  pasi anijet e tyre u shënjestruan nga huthit. Kjo bëri që ShBA të ngrinte një operacion shumëkombësh për të mbrojtur mjetet detare.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme