Marrja e drogës nga Musk shqetëson menaxherët e kompanive të tij, Tesla dhe Space

Elon Musk dyshohet se ka marrë drogë ilegale dhe është shfaqur i droguar në disa festa në mbarë botën. Wall Street Journal shkruan për këtë, duke raportuar se njeriu më i pasur në botë përdori LSD në një festë në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2018, mori kërpudha halucinogenike në një event në Meksikë vitin e kaluar dhe mori ketaminë së bashku me vëllain Kimbal Musk në një festë në Miami në 2021.
Në vitin 2008, Musk kishte përfunduar në qendër të polemikave për pirjen e marijuanës në publik.
Sipas Wall Street Journal, e cila gjithashtu raporton për përdorimin e kokainës dhe ekstazisë, marrja e drogës nga Musk, tashmë i njohur për sjelljen e tij ekscentrike, shqetëson menaxherët e kompanive të tij Tesla dhe Space.
Lajmi ishte publikuar tashmë nga Wall Street Journal në qershor 2023 si pjesë e një hetimi të madh mbi këtë temë. Hetimi zbuloi se Musk merrte ketaminë në doza të vogla për të trajtuar depresionin dhe përdorte doza më të mëdha në ngjarje publike. Kjo u deklarua nga burime që kishin parë CEO e Tesla-s të merrte ilaçin ose që ishin informuar edhe nga vetë Musk.
Në një postim në Twitter të publikuar pak pas publikimit të raportit, Musk tha se “ketamina e marrë herë pas here është një alternativë më e mirë” sesa ilaçet tradicionale për depresionin, duke cituar përvojën e disa “miqve”.
Musk gjithashtu kritikoi “zombizimin e njerëzve me SSRI”, duke iu referuar frenuesve selektivë të rimarrjes së serotoninës, klasës së barnave më të zakonshme të përshkruara për kushtet e shëndetit mendor.
Gjithashtu, sipas këtij hetimi, në vitin 2019 Administrata e Ushqimit dhe Barnave kishte miratuar një version të thithshëm të ketaminës për trajtimin e depresionit ndërsa përdorimi rekreativ i ketaminës mbeti i paligjshëm dhe miratimi i FDA kërkon që pacientët të përdorin ilaçin në prani të një profesionisti të kujdesit shëndetësor për shkak të rrezikut të mundshëm të abuzimit.
Kurioziteti i Musk për drogën dhe funksionet e trurit të njeriut nuk është i ri. Pronari miliarder i Neuralink tymosi marihuanë gjatë një paraqitjeje të vitit 2018 në podcastin Joe Rogan Experience në një moment që u bë viral.
Musk gjithashtu ka bërë shpesh shaka për drogën, duke postuar në Twitter prillin e kaluar “Herën tjetër do të blej Coca-Cola për të rifutur kokainën”, menjëherë pasi mbylli një marrëveshje për të blerë Twitter dhe shpesh me shaka ka aluduar për shoqërimin e numrit 420 me marihuanë, edhe në gjykatë. Lastampa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




