Vrasja e zyrtarit të lartë të Hamasit, Irani reagon me zemërim: Akt burracak terrorist

Zyrtarët iranianë kanë dënuar ashpër vrasjen e nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Arouri pas sulmit izraelit në Bejrut. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka kritikuar Izraelin për “operacionet e tij burracake-terroriste” në një postim në rrjetin social, X.
Mediat e kontrolluara të Iranit po mbulojnë gjithashtu gjerësisht ngjarjen duke raportuar për “martirizimin” e al-Arouri dhe “dëshpërimin” e Izraelit, për cilin ata thonë se e detyruan atë të kryente sulmin.
Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) në një deklaratë për mediat dënoi me ashpërsi vrasjen, duke thënë se kjo do të rriste bindjen e luftëtarëve palestinezë në luftën e tyre kundër pushtuesve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



