Netanjah: Lufta me Hamasin do të zgjasë shumë muaj, Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjah (Netanyahu) është zotuar të rimarrë kontrollin e kufirit të Rripit të Gazës me Egjiptin, duke zgjeruar misionin e Izraelit për të neutralizuar Hamasin në një konflikt që thotë se pret të zgjasë me muaj.

“Lufta është në kulmin e saj dhe zona tampon e korridorit të Filadelfit që kalon përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin duhet të jetë në duart e Izraelit. Duhet të mbyllet. Është e qartë se çdo marrëveshje tjetër nuk do të siguronte çmilitarizimin që ne kërkojmë”, tha Netanjahu.

Komentet e Netanyahut për zonën tampon erdhën ndërsa forcat ushtarake izraelite vazhduan me një ofensivë që kryeministri përsëriti se do të zgjasë “për shumë muaj”.

“Lufta do të vazhdojë për shumë muaj derisa Hamasi të eliminohet dhe pengjet të kthehen. Ne do të garantojmë që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, tha Netanjahu në një konferencë shtypi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme