Lufta me Hamasin, kreu i opozitës izraelite akuzon Netanjahun: Ai është shkaku që na sulmuan më 7 tetor

Kreu i opozitës izraelite, Yair Lapid ka deklaruar sot se kërcënimi ndaj shtetit të Izraelit u shfaq në raportet e inteligjencës, por sipas tij, kryeministri Benjamin Netanjahu nuk bëri asgjë.
Sipas Lapidit, Netanjahu ishte i zënë me gjëra të tjera dhe këtu sipas tij fillon tragjedia.
“Ne kemi nevojë për një kryeministër që merret me këto gjëra. Asnjë qytetar izraelit nuk do të ishte i gatshëm të mbrohej sot vetëm me një gardh teknologjik.
Kërcënimi ndaj shtetit të Izraelit u shfaq në raportet e inteligjencës. Kryeministri nuk bëri asgjë, sepse nuk ishte i disponueshëm për këtë, ishte i zënë me gjëra të tjera.
Po të isha kryeministër në këtë kohë – do të shihja dhe do t’i identifikoja kërcënimet, unë dhe Beneti ishim vigjilent, kishte respekt mes nesh dhe e shqyrtuam materialin e inteligjencës me seriozitet”, u shpreh Lapid.
Kreu i opozitës izraelite theksoi gjithashtu se Izraelin nuk mund ta mbrojë vetëm teknologjia kur sipas Lapidit, Izraeli jeton pranë një organizate terroriste si Hamasi.
“Asnjë qytetar izraelit nuk është i gatshëm të mbrohet sot vetëm nga një gardh teknologjik. Ne do të kemi nevojë për një ushtri shumë më të madhe dhe kjo ka pasoja ekonomike dhe sociale. Ne nuk mund të jetojmë më pranë një organizate terroriste dhe të supozojmë se gjithçka do të jetë mirë. Midis armiku dhe vendbanimet duhet të ketë ushtarë që i ruajnë. Modeli rezervë duhet të rritet dhe të ndryshojë”, u shpreh Lapid.
Lapid vijoi duke thënë se Autoriteti Palestinez do të hyjë në Gaza me vendet e tjera.
“Situata sot po zhvillohet pa një qëllim politiko-strategjik. Të nesërmen nuk do të ketë një armëpushim të plotë, por do të ndalet, prandaj duhet të ketë një zonë sigurie. Ne duhet të fillojmë organizimin e forcave rajonale për të nesërmen brenda Gazës. Në të ardhmen, ne duhet të krijojmë një marrëveshje që do të menaxhojmë Rripin, ku ne jemi përgjegjës për sigurinë, krahas një mekanizmi të shteteve të moderuara arabe, komunitetit ndërkombëtar dhe Autoritetit Palestinez që do të kujdeset për jetën e përditshme”, shpjegoi Lapid.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




