Tërmeti në Kinë, shkon në 127 numri i viktimave. Më shumë 700 persona të plagosur

Ka shkuar në 127 numri i viktimave në Kinën veriperëndimore në tërmetin më vdekjeprurës të vendit prej vitesh. Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincën malore Gansu rreth mesnatës të së hënës.
Numri i viktimave mund të rritet, teksa më shumë se 700 persona janë raportuar të plagosur. Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar mijëra ekuipazh shpëtimi në rajon.
Tërmeti është më vdekjeprurësi i vendit që nga viti 2014, kur më shumë se 600 njerëz u vranë nga një tërmet në provincën jugperëndimore Yunnan.
Pamjet e publikuara tregojnë fshatra të tërë të shkatërruar nga tërmeti, si dhe ndërtesa të shembura.
Banorët që u larguan nga shtëpitë e tyre, duke u grumbulluar në kampet e evakuimit. Problematike situata është edhe për shkak të temperaturave shumë të ulëta./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




