Të mbetesh i gjallë në Gaza është një ‘çështje fati’ – thotë një punonjës i ndihmës

Një koordinator i logjistikës për organizatën Mjekët pa Kufij ka thënë se ai pa njerëz që mblidhnin kufoma të kalbura në rrugët e Gazës, ndërsa punonin në enklavë kohët e fundit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, armëpushimi në javën e fundit të nëntorit siguroi një “pushim” për banorët e Gazës për të kaluar disa ditë me të dashurit e tyre, ndërsa disa u përpoqën të varrosnin të vdekurit.
“Shumë shkuan për të mbledhur kufomat e njerëzve, trupat e të cilëve po kalbeshin në rrugë – disa për gati dy muaj. A mund ta imagjinoni erën dhe dhimbjen?”, ka thënë Ricardo Martinez në raportin e fundit të MSF.
Ai shtoi se mungesa e ujit dhe kanalizimeve në Gaza së shpejti mund të jetë po aq vdekjeprurëse sa bombardimet.
Sistemi i ujit ka “kolapsuar plotësisht” dhe nuk ka karburant apo energji elektrike, tha ai.
Qëndrimi i gjallë në Gaza është një “çështje fati”, shtoi ai.
“Në jug, vendet janë aq të mbipopulluara sa të duket sikur je në një stadium futbolli të mbushur plot. Me kaq shumë njerëz që përdorin të njëjtat pak tualete dhe pa karburant për pompizmin e ujit, kam parë ujërat e zeza që derdhen në rrugët ku shitësit punojnë dhe ku fëmijët luajnë”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




