Izrael-Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Lufta në Gaza duhet të jetë me intensitet më të ulët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë vizitës së tij në Izrael është takuar me zyrtarë të lartë, të cilëve iu ka deklaruar se operacionet në Gaza duhet të jenë me intensitet më të ulët.
Presioni është rritur mbi Izraelin dhe aleatët e tij për vdekjet e civilëve dhe sjelljen e ushtrisë izraelite në Gaza.
Pas vizitës së tij në Izrael, Austin konfirmoi se një koalicion ndërkombëtar po krijohej për të mbrojtur transportin tregtar në Detin e Kuq. Një varg sulmesh nga forcat Houthi të mbështetura nga Irani në Jemen kanë çuar në pezullimin e shumë aktiviteteve të transportit detar përgjatë rrugës jetike tregtare që lidh Azinë dhe Afrikën me Evropën .
Më vete, autoritetet shëndetësore të drejtuara nga Hamasi në Gaza kanë thënë se të paktën 110 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës.
Izraeli ka konfirmuar gjithashtu se tre pengje, të vrarë gabimisht nga zjarri miqësor nga forcat izraelite në Gaza, u qëlluan pasi ata përdorën ushqimin e mbetur për të shkruar shenja që luteshin për ndihmë .
Ditën e sotme pritet një votim për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për “ndërprerje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive” në Gaza.
Votimi do të mbahej të hënën, por u shty për shkak të raportimeve se qeveria amerikane po kërkonte të zbusë gjuhën e saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




