Netanyahu: Vdekja aksidentale e 3 pengjeve “tragjedi e padurueshme”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi vdekjen e tre pengjeve në Rripin e Gazës, të vrarë aksidentalisht nga ushtarët izraelitë, si një “tragjedi të padurueshme”, njofton ATSH.
“I gjithë shteti i Izraelit është në zi sonte. Zemra ime është për familjet e pikëlluara në kohën e tyre të vështirë të pikëllimit,” shkroi ai në rrjetet sociale ndërsa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet.
“Edhe në këtë mbrëmje të vështirë, ne do të shërojmë plagët tona, do të nxjerrim mësimet dhe do të vazhdojmë me përpjekje maksimale për t’i sjellë të gjithë pengjet në shtëpi të sigurt”, tha Netanyahu.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari njoftoi se tre pengje izraelite u vranë aksidentalisht nga ushtarët gjatë luftimeve në Rripin e Gazës.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




