Historike në SHBA, kreu i dhomës së ulët të Kongresit shkarkohet nga të vetët

Republikanët amerikanë kanë arritur të shkarkojnë kolegun e tyre, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin Mekkarti (o. McCarthy).
Mocioni për shkarkimin e Mekkartit u nxit nga republikani Met Gec (o. Matt Gaetz) i shtetit të Floridës.
Pas 15 muajve që erdhi në detyrë duke kaluar një votim prej 15 raundesh, Mekkarti u shkarkua me 216 vota pro dhe 210 kundër. Në favor të largimit të tij votuan demokratët edhe tetë republikanë të Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan.
Kjo është hera e parë në historinë e Amerikës që përfaqësuesit e Dhomës shkarkojnë kryetarin e zgjedhur.
Zhvillimi i fundit pasoi një vendim të marrë nga Mekkarti gjatë fundjavës, kur u duk se ai bashkëpunoi me demokratët në pozitë për të mbajtur qeverinë e presidentit Xho Bajden në funksion në vend që ta paralizonte punën e saj.
Vendimi i Mekkartit zemëroi Gecin dhe republikanët e tjerë të krahut ekstremisht të jashtë, ndërkohë që një grup prej 20 opozitarësh ishin përpjekur ta bllokonin vazhdimisht kalimin e ligjit për qeverinë.
“Më duket se me Metin është një gjë shumë personale. Duket sikur atij nuk i intereson vendi apo ky institucion,” u shpreh Mekkarti, ndërsa pasardhësi i tij ende nuk është vendosur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




