Parlamenti i Armenisë voton për t’u bashkuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, tensionohen marrdhëniet me Rusinë

Botë | 3 vite më parë

Parlamenti armen ratifikoi të martën dokumentet e themelimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, një institucion që në fillim të këtij viti, paditi Presidentin rus, Vladimir Putin për krime lufte, lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Vendimi ka të ngjarë të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet e përkeqësuara të Armenisë me aleatin e saj Rusinë. Muajin e kaluar Moska i quajti përpjekjet e Jerevanit për të njohur Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një “hap jomiqësor”.

Vendet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë që njihet si Statuti i Romës mbi bazën e të cilit u krijua kjo gjykatë, janë të detyruara të arrestojnë Presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai shkel në territorin e tyre.

Zyrtarët armenë thonë se përpjekja për t’iu bashkuar gjykatës, nuk ka të bëjë me Rusinë, po është nxitur nga agresioni i Azerbajxhanit kundër vendit të tyre.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti vendimin e së martës “të pasaktë”, duke thënë se ai do të ngrejë “pyetje shtesë” në Moskë, edhe pse Armenia është “aleati ynë, një shtet mik, partneri ynë dhe shumë na bashkon me popullin vëlla armen”. ”

Marrëdhëniet e Armenisë me Rusinë janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Në vitin 2020, Moska ndërmjetësoi një marrëveshje që i dha fund një lufte gjashtë-javore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ai urdhëroi që Jerevani t’i jepte Bakus zona të mëdha territori në dhe rreth Nagorno-Karabakh, një pjesë e Azerbajxhanit, me një popullsi kryesisht armene.

Rusia dërgoi më pas rreth 2,000 paqeruajtës në rajonin e trazuar dhe Armenia ka akuzuar trupat për dështimin në parandalimin e armiqësive të fundit nga Azerbajxhani që çuan në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit nga Baku.

Kremlini, nga ana tjetër, ka akuzuar kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, se ka nxitur rënien e Nagorno-Karabakut duke pranuar sovranitetin e Azerbajxhanit mbi rajonin. AP

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme