Papa Françesku për martesat gej: Nuk jemi gjykatës që vetëm mohojnë

Botë | 3 vite më parë

Kisha Katolike nën Papa Françeskun do e zbutë qëndrimin në lidhje me martesat mes të njëjtës gjini.

Gjatë një bisede me kardinalët e SHBA-së, Gjermanisë, Meksikës, Guinesë dhe Kinsë, Papa Françesku këshilloi të shihet me tolerancë çështja e martesave gej.

“Ne nuk mund të jemi gjykatës, që vetëm mohojnë, refuzojnë dhe përjashtojnë,” tha Papa.

Megjithatë katolicizmi ende vazhdon t’i konsiderojë marrëdhëniet mes të njëjtit seks “mëkatare” dhe ende nuk i pranon këto martesa.

“Kisha ka një kuptim shumë të qartë mbi martesën: është një bashkim ekskluziv, i qëndrueshëm, i pazgjidhshëm midis një burri dhe një gruaje, të cilat janë të hapur të riprodhojnë. Vetëm ky bashkim mund të quhet ‘martesë’. Format e tjera të bashkimit e realizojnë këtë vetëm me një ‘mënyrë të pjesshme dhe analoge’, por nuk mund të quhen ‘martesë’ si duhet,” tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme