SHBA/ Republikanët, garë të brendshme për shkarkimin e kreut të Përfaqësuesve në Senat

Republikanët në SHBA kanë nisur një mocion për shkarkimin e kolegut dhe njëherësh kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin Mekkarti (o. McCarthy).
Mocioni u nis nga republikani Met Gec (o. Matt Gaetz) nisur nga tensionet që u shfaqën përgjatë fundjavës, pasi Mekkarti miratoi një projektligj me ndihmën e demokratëve për të financuar agjencitë qeveritare.
Kryesia tani ka dy ditë për ta hedhur kërkesën për votim.
Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në linjë për pozitën e presidentit, pas nënpresidentit.
Ai ka pushtetin të kontrollojë punët e komiteteve dhe mund të bëjë ose zhbëjë agjendën e Shtëpisë së Bardhë.
Në marrëveshjen e arritur të shtunën, e cila shmangi mbylljen e qeverisë amerikane, nuk është përfshirë ndihma ushtarake për Ukrainën në vlerë të gjashtë miliardë dollarëve, sepse Geci dhe disa ultrakonservatorë të tjerë këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar shumë në luftën e nisur nga Rusia.
Bajden është zotuar se do ta ndihmojë Ukrainën, pavarësisht marrëveshjes së fundit buxhetore.
Për të shkarkuar Mekkartin pozitës i nevojitet një shumicë e thjeshtë, por deri tani pak republikanë kanë janë treguar të gatishëm për të bërë diçka të tillë. /Evropa e Lirë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




