Sulmi terrorist, Stoltenberg: Qëndrojmë pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë.
Nëpërmje një reagimi në rrjetin social “X”, Stoltenberg ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara.
“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar në llogarinë e tij, Stoltenberg.
Gjithashtu theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë.
Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm, ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë me një automjet para portës hyrjese të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




