Qeveria amerikane nuk mbyllet, Senati miraton ligjin për financim afatshkurtër 45-ditor

Një projektligj që do të mbajë të financuar Qeverinë Amerikane deri më 17 nëntor, por në të cilin nuk përfshihet mbështetja e re për Ukrainën, u miratua në Senat me 88 vota pro dhe 9 kundër, duke shmangur mbylljen e qeverisë federale.
Propozimi u bë nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin Mekarti, i cili u përball me kundërshtime të mëdha nga ligjvënësit e ekstremit të djathtë brenda partisë së tij.
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan një financim të përkohshëm, i cili do ta mbajë Qeverinë të hapur deri në mes të muajit nëntor.
Presidenti Xho Bajden e nënshkroi marrëveshjen duke e kthyer në ligj pak para se të skadonte afati në mesnatë. Kreu I Shtëpisë së Bardhë e cilësoi si një lajm të mirë për popullin amerikan.
Nëse do të ndodhte mbyllja e qeverisë amerikane, nga 1 tetori dhjetëra mijëra punonjës federalë do të shkonin në pushime pa pagesë dhe njëkohësisht do të pezulloheshin shërbime të ndryshme qeveritare.
Gazetare V. Zharri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




