Formula 1/ Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Holandës mes kaosit të krijuar nga shiu

Sport | 3 vite më parë

Max Verstappen i makinës Red Bull triumfoi sot në Çmimin e Madh të Holandës duke arritur fitoren e nëntë radhazi në Formula 1. Holandezi fitoi Grand Prixin e Holandës pas gjendjes kaotike të krijuar nga shirat.

Triumfi në shtëpi nga pole-position i djeshëm, bëri që Verstappen të barazojë serinë e suksesit të Sebastian Vettel-it i cili u tërhoq nga Formula 1 në vitin 2013, ndërsa ky ishte triumfi i 14-të radhazi i Red Bull-it dhe i 13-ti i sezonit.

Gara filloi në kushte normale derisa shiu i papritur të shkaktonte kaos në fund të xhiros së parë, i ndjekur nga rrebeshi që “nxori” flamujt e kuq në të 65-tën nga 72 xhiro ku pati edhe makina që dolën jashtë piste.

Fernando Alonso përfundoi i dyti për Aston Martin pas rifillimit eventual me Pierre Gasly, i treti për Alpine, teksa Sergio Perez, shoku i ekipit të Verstappen dhe rivali më i afërt për titullin përfundoi në vendin e katërt.

Renditja e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1: 

  1. Verstappen
  2. Alonso
  3. Gasly
  4. Pérez
  5. Sainz
  6. Hamilton
  7. Norris
  8. Albon
  9. Piastri
  10. Ocon
  11. Stroll
  12. Hülkenberg
  13. Lawson
  14. Magnussen
  15. Bottas
  16. Tsunoda
  17. Russell
  18. Zhou (DNF)
  19. Leclerc (DNF)
  20. Sargeant (DNF)

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme