Ursula Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë

“Ekziston plan i qartë dhe i përkushtuar për de-përshkallëzimin e situatës në Kosovë”, kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen për Tanjug.
Sipas saj, ka një udhërrëfyes në të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti, të cilit duhet t’i përmbahen.
“Unë u bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore”, tha presidentja e KE kur u pyet se si do ta komentonte situatën në veri të Kosovës dhe nëse BE-ja do të angazhohet më fuqishëm dhe do të ndikojë që kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti, të pranojë planin e BE-së për deeskalimin e situatës dhe tërheqjen e njësive speciale.
Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, Von der Leyen theksoi se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




