Filmi “Barbie” ndalohet në Vietnam, Hanoi: Tregon pretendimet territoriale të Kinës

Vietnami ka ndaluar shfaqjen në territorin e tij të filmit e Warner Bross, “Barbie”, protagonistë kryesorë të të cilit janë aktorja Margot Robbie dhe Ryan Gossling, për shkak të një skene të tij ku shfaqet një hartë që përfaqëson pretendimet territoriale të Kinës në detin e Kinës Jugore.
Vietnami është mes një numri vendesh që kundërshtojnë pretendimet e Kinës në atë det.
Filmi për kukullën më të famshme në planet, pritet të dalë në kinema duke filluar nga data 21 korrik. Në të luan edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Kjo nuk është hera e parë që Vietnami ndalon shfaqjen e filmave të huaj. Për të njëjtën arsye, Hanoi ndaloi edhe filmin e animuar “Abominable” në 2019 si dhe “Uncharted” vitin e kaluar.
/rtsh.al/
Gazetare: Elda Pepa
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




