Kryeministri i Holandës dhe Luksemburgut vizitojnë me 3 dhe 4 korrik Serbinë dhe Kosovën

Kosovë | 3 vite më parë

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë më 3 dhe 4 korrik Serbinë dhe Kosovën. Në këtë vizitë, Rutte do të shoqërohet nga homologu i Luksemburgut Xavier Bettel.

Vizita ofron një mundësi për të diskutuar tensionet midis Serbisë dhe Kosovës dhe rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe përkushtimit ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Vizita fillon të hënën pasdite më 3 korrik në Beograd, Serbi, ku kryeministri Rutte dhe homologu Bettel do të takohen me presidentin Vuçiç, ku do të diskutojnë zhvillimet e fundit në rajon, luftën në Ukrainë dhe migrimin. Po ashtu, ata do të priten në takim dhe nga Kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Ndërsa të martën më 4 korrik, kryeministri Rutte dhe kryeministri Bettel do të jenë në Prishtinë ku do të priten nga presidentja Vjosa Osmani. Më pas dy kryeministrat do të takohen me homologun e tyre nga Kosova, Albin Kurti, ku tensionet ne veri do jenë kryefjalë e bisedës mes tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme