Dita e Evropës/ Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen mbërrin në Kiev, takohet me Zelenskyn

Botë | 3 vite më parë

Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Kiev për Ditën e Evropës. Presidentja e KE-së ka deklaruar se kthimi në Kiev është shumë i bukur, kjo pasi sipas saj, aty mbrohen vlerat e BE-së.

“Është bukur të kthehesh në Kiev. Aty ku vlerat e dashura për ne mbrohen çdo ditë. Prandaj është një vend i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës. Unë mirëpres zgjedhjen e Presidentit Zelensky për të bërë 9 majin Ditën e Evropës këtu në Ukrainë”, shkruan ajo në rrjetin social Twitter.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së Evropës.

Zelensky njoftoi se Dita e Evropës do të festohet edhe në Ukrainë.

Dita e Evropës e mbajtur më 9 maj çdo vit arritjet e Evropës dhe unitetin dhe solidaritetin evropian. Data 9 maj u zgjodh për të përkujtuar deklaratën e bërë nga Robert Schuman, në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Francës, më 9 maj 1950 .

Schuman parashtroi idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë, që do ta bënte të pamendueshme luftën midis kombeve të Evropës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme