Zjarre në Kanada, shpallet gjendja e emergjencës në provincën e Alberta-s

Botë | 3 vite më parë

Autoritetet lokale të Alberta-s në Kanada kanë shpallur gjendjen e emergjencës pasi provinca është përfshirë nga zjarret që kanë bërë që të paktën 25 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.  Autoritetet e kanë përshkruar situatën si të paprecedentë.

Kushtet e motit të nxehtë dhe të thatë kanë ndikuar në përhapjen e flakëve që deri tani kanë djegur rreth 122 mijë hektarë tokë.

Shumë nga zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Zonat më të goditura janë lugina Drayton, rreth 140 kilometra në perëndim të kryeqytetit Edmonton të Provicës dhe Fox lake. Alberta është një krahinë që njihet për prodhimin e naftës, por deri tani objektet e magazinimit të këtij produkti nuk duket se janë rrezikuar nga zjarret.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme