Sudan, regjistrohen 400 viktima nga luftimet

Të shtunën vazhduan të shtënat me armë zjarri dhe të artilerisë së rëndë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Sudanit, Khartoum. Megjithë zgjatjen e armëpushimit midis dy gjeneralëve më të lartë të vendit, beteja për pushtet ka shkaktuar qindra viktima ndërsa mijëra të tjerë janë larguar.
Sudanezët e zakonshëm të cilët janë mes zjarrit të kryqëzuar, numri i viktimave arriti në 411 persona. Kjo u bë e ditur nga sindikata e mjekëve të Sudanit, e cila monitoron numrin e viktimave.
Në disa zona brenda dhe përreth kryeqytetit, banorët raportuan se dyqanet po rihapen dhe normaliteti po kthehej gradualisht, ndërsa shkalla e luftimeve u zvogëlua pas armëpushimit të brishtë.
Por në zona të tjera, banorët e tmerruar raportuan për shpërthime dhe luftëtarë që plaçkisin shtëpitë. Në javën e tretë të luftimeve janë plagosur 2,023 civilë, megjithëse numri i vërtetë pritet të jetë shumë më i lartë.
Ministria sudaneze e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave, përfshirë luftëtarët, ka shkuar në 528 persona, 4,500 janë të plagosur. Në qytetin e Genena, kryeqyteti provincial i Darfurit Perëndimor i shkatërruar nga lufta, dhuna e ka vrarë 89 persona. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




