Grupi mercenar rus Wagner së shpejti do të ndalë së ekzistuari

Grupi privat mercenar rus Wagner, i cili po drejton sulmin ndaj qytetit të Bahmutit në Ukrainë dhe ka qenë aktiv në Afrikë, mund të pushojë se eksistuar së shpejti.
Kjo u bë e ditur nga themeluesi i grupit Yevgeny Prigozhin në një video që u publikua së fundmi.
Nuk dihet koha kur është xhiruar videoja dhe nuk kuptohej nëse Prigozhin po fliste seriozisht.
Në fillim të kësaj jave ai u shpreh se kishte qenë duke bërë shaka kur tha se forcat e tij nuk do të bombardonin Bahmutin për të lejuar forcat ukrainase që t’i tregonin qytetin gazetarëve. “Përsa i përket nevojës për bombardime në fron dhe çfarë duam, mund të them se sot jemi në pikën ku Wagner po i vjen fundi. Brenda një periudhe të shkurtër kohore ai do të ndalë së eksistuari. Do të bëhemi histori. Asgjë për t’u shqetësuar ndërkohë pasi gjëra të tilla ndodhin” u shpreh Prigozhin në video ku po jepte intervistër për një bloger rus.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




