Lufta me Rusinë/ Kievi fton Papa Françeskun të vizitojë Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

 

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka deklaruar se ai ka ftuar Papa Françeskun të vizitojë vendin, teksa formula e paqes është diskutuar gjatë takimit në Vatikan më herët gjatë ditës së sotme.

Duke folur në një konferencë për mediat  në Romë, Shmyhal tha se u diskutuan gjithashtu aspekte të ndryshme të mbështetjes për Ukrainën.

Ai përsëriti se një delegacion kinez do të mbërrijë në Ukrainë pas telefonatës mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit kinez Xi Jinping të mërkurën, por nuk dha detaje shtesë për delegacionin.

Xi dhe Zelensky folën me telefon të mërkurën, në bisedën e tyre të parë të njohur që nga pushtimi rus në Ukrainë.

Moska reagoi ndaj bisedës duke thënë se mirëpret të gjitha kontaktet që mund t’i japin fund konfliktit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme