Stoltenberg: Ukraina ka marrë nga NATO më shumë se 98% të automjeteve të luftës që i ishin premtuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur bisedën midis presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky që u zhvilluar një ditë me parë, e para qëkur Rusia pushtoi Ukrainën. Përpos kësaj për Stoltenberg, telefonata nuk ndryshon faktin se Kina ende nuk e ka dënuar pushtimin rus., raporton CNN.
“E mirëpres thirrjen mes Presidentit Zelensky dhe Presidentit Xi. Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që Kina të kuptojë më mirë perspektivat e Ukrainës. Kjo nuk e ndryshon faktin që Kina nuk ka qenë në gjendje të dënojë luftën e paligjshme të Rusisë, pushtimin e paligjshëm të Ukrainës”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Luksemburg.
Nga ana tjetër, ai bëri me dije se aleatët e NATO-s kanë dorëzuar gati të gjithë automjetet e luftës që i patën premtuar Ukrainës.
“Më shumë se 98 përqind e automjeteve të luftës që Iu premtuan Ukrainës janë dorëzuar. Kievi tashmë ka aftësitë ushtarake të nevojshme për të rimarrë territoret e tij “, theksoi ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi dje një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping. Kjo është telefonata e parë që dyshja zhvillon pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




