Stoltenberg vizitë të papritur në Ukrainë, mbërrin në Kiev

Botë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur këtë të enjte (20 prill) në Kiev, në një vizitë të papritur.

Stoltenberg ka kryer homazhe për ushtarët e rënë ukrainas në sheshin St Michael në qendër të Kievit. Kjo është vizita e parë e Stoltenberg që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022.

Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdojn, Kievi po vazhdon të shtyjë për një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në NATO.

Stoltenberg tha më 15 shkurt se anëtarët e aleancës kishin premtuar angazhime të reja për të mbështetur Ukrainën me pajisje të rënda dhe stërvitje ushtarake në takimin e ministrave të mbrojtjes të aleancës.

Por lufta ka ndryshuar edhe vetë bllokun.

Presidenti rus Vladimir Putin është ankuar prej kohësh për zgjerimin e NATO-s, duke kërkuar të pengojë anëtarësimin e Ukrainës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme