Absolut Vodka ndalon eksportet në Rusi

Botë | 4 vite më parë

Absolut Vodka do të ndalojë eksportin e produkteve të saj në Rusi pas një reagimi të ashpër në vendin e saj, Suedinë, raporton BBC.

Kompania fillimisht ndaloi eksportet në mars 2022 pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Por kompania e saj mëmë, Pernod Ricard, konfirmoi se disa eksporte kishin rifilluar gjë që shkaktoi zemërim.

Pernod Ricard tani ka njoftuar se kanë ndaluar përsëri eksportet e Absolut Vodka, në mënyrë që të mbrojnë stafin dhe partnerët e tyre nga kritikat. Ai tha se po ushtronte “detyrën e kujdesit ndaj punonjësve dhe partnerëve tanë, ne nuk mund t’i ekspozojmë ata ndaj kritikave masive në të gjitha format”.

Javën e kaluar, shumë bare dhe restorante kryesore në Suedi e hoqën pijen nga raftet e tyre dhe politikanët e dënuan eksportin e saj, pas raportimeve të mediave që po i shitej Rusisë.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se ishte “shumë i befasuar” kur dëgjoi se kompania kishte rifilluar eksportet.

Para luftës, Pernod Ricard, e ka siguruar 3 për qind të fitimit vjetor në tregjet ruse, dhe pavarësisht se nuk do të shesë më pijen Absolut Vodka, ajo do të vazhdojë shitjen e disa produkteve tjera në Rusi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme