Lufta/ Shefi i NATO-s thirrje aleatëve: Ukraina ka nevojë të furnizohet me armë

Botë | 4 vite më parë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve që të ndihmojnë Ukrainën duke e furnizuar me armë.

Duke iu referuar informacionit që përmban dokumentet e zbuluara të Shteteve të Bashkuara që sugjerojnë se Ukrainës së shpejti mund t’i mbarojë municionet e mbrojtjes ajrore, Stoltenberg tha se ndihma ushtarake do të jetë kritike për të ndihmuar ukrainasit të marrin pozicionet.

“Ne e njohim sasinë e madhe të armëve, municioneve, furnizimeve që tashmë i janë ofruar Ukrainës, por ne duhet të bëjmë edhe më shumë sepse ne duhet të sigurojmë që ukrainasit të jenë në një pozicion ku ata mund të godasin linjat ruse dhe fushat e minuara të jenë në një pozicion ku ata mund të rimarrin territorin”, u shpreh shefi i NATO-s, transmeton CNN. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme