SHBA paralajmëron Rusinë: Të mos preket teknologjia bërthamore amerikane në centralin e Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

SHBA ka teknologji të ndjeshme bërthamore në një termocentral bërthamor brenda Ukrainës dhe po paralajmëron Rusinë që të mos e prekë atë, sipas një letre që Departamenti Amerikan i Energjisë i dërgoi firmës shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom muajin e kaluar.

Sipas CNN, letra mban datën 17 mars 2023, ku drejtori i Zyrës së Politikës së Mospërhapjes së Departamentit të Energjisë, Andrea Ferkile, i thotë drejtorit të përgjithshëm të Rosatom se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Enerhodar “përmban teknikë bërthamore me origjinë nga SHBA dhe të dhëna kontrollohen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara.”

Letra e Departamentit të Energjisë vjen pasi forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë centralin, i cili është stacioni më i madh bërthamor në Evropë dhe ndodhet në një pjesë të rajonit të Zaporizhzhia që Rusia pushtoi pas pushtimit të Ukrainës shkurtin e kaluar. Termocentrali është shkëputur shpesh nga rrjeti elektrik i Ukrainës për shkak të bombardimeve intensive ruse në zonë, duke rritur frikën në të gjithë Evropën për një aksident bërthamor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme