Lufta/ Zyrtarët ukrainas: S’do lëshojmë asnjë centimetër territor ndaj Rusisë

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë këmbëngulin se Kievi nuk do të lëshojë asnjë centimetër territor në luftën kundër Rusisë, përfshirë edhe Krimenë.
Ky qëndrim erdhi pas komenteve të deputetit në zyrën e presidentit ukrainas për të ardhmen e Krimesë.
Këshilltari i lartë Andriy Sybiha tha se nëse një kundërofensivë ukrainase i shtynte forcat ruse në kufirin administrativ me Krimenë, “ne jemi gati të hapim një faqe të re diplomatike për të diskutuar këtë çështje”
“Kjo nuk do të thotë se ne përjashtojmë rrugën e çlirimit (të Krimesë) nga ushtria jonë”, shtoi Sybiha.
Rusia aneksoi gadishullin e Detit të Zi në vitin 2014, në një lëvizje të denoncuar nga Ukraina dhe shumë aleatë perëndimorë si shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar të marrë përsëri territorin ndërsa vendi lufton kundër Rusisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




