Presidenti kinez: Vendosja e armëpushimit midis Ukrainës dhe Rusisë, prioriteti kryesor

Botë | 4 vite më parë

“Prioriteti kryesor i Pekinit është të vendosi armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë dhe lufta të mbarojë, kështu ka deklaruar presidenti kinez Xi Jinping, ndërsa ka takuar shefen e Komisionit, Evropian Ursula Von der Leyen dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Presidenti Xi theksoi pikëpamjen e tij se lufta në Ukrainë nuk është një konflikt midis Kinës dhe Evropës ndërsa ripërsëriti se vendi i tij  kërkon të luajë një lojë aktive në promovimin e bisedimeve dhe dialogëve të paqes.

“Kina u kërkon të gjitha palëve të qëndrojnë të qetë dhe të arsyetojnë dhe të punojnë së bashku për të krijuar kushte për bisedimet e paqes. Ne kundërshtojmë përpjekjet që do të hidhnin benzinë ​​në zjarr dhe do të komplikonin situatën,” tha ai duke shtuar se Kina kërkon të luajë një lojë aktive në promovimin e bisedimeve dhe dialogëve të paqes. 

Ndër të tjera ai theksoi se “Kina, mbështet Evropën në paraqitjen e ideve dhe propozimeve për një zgjidhje politike të krizës së Ukrainës bazuar në interesat e saj themelore dhe afatgjata, dhe promovon krijimin e një kuadri sigurie evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme“, raporton CNN.

Pekini ka mbajtur qëndrim neutral në luftën në Ukrainë, por nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë dhe në vend të kësaj ka forcuar lidhjet e tij ekonomike dhe diplomatike me Moskën gjatë vitit të kaluar.

Pekini është përpjekur të paraqitet si një paqe bërës në muajt e fundit, duke publikuar një dokument qëndrimi të formuluar në mënyrë të paqartë mbi “zgjidhjen politike” të konfliktit në Ukrainë. Dokumenti u prit me skepticizëm nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme