Macron: Kina pajtohet se armët bërthamore duhet të përjashtohen nga konflikti në Ukrainë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka deklaruar se duhet të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë. Deklarata e Jinping është bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me homologun e Francës, Emmanuel Macron dhe Presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen.
Nga ana e tij, Presidenti Macron ka bërë me dije se së bashku me Jinping kanë rënë dakord se armët bërthamore duhet të përjashtohen nga konflikti.
Macron u shpreh se “arkitektura e sigurisë së Evropës nuk ishte e mundur për sa kohë që Ukraina është e pushtuar”, raporton The Guardian.
Kina ka qenë e prirur të krijojë lidhje me Evropën, të cilat janë të pavarura nga marrëdhëniet e përkeqësuara të Pekinit me SHBA-në. Vizita në Pekin nga Macron dhe Ursula von der Leyen , presidentja e Komisionit Evropian, vjen në sfondin e luftës në Ukrainë dhe një krizë ekonomike globale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




