Trump pritet të dalë para gjykatës, shkruan në rrjetin social ‘Truth’: Gjithçka duket sureale

Botë | 4 vite më parë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar përmes rrjetit social “Truth” teksa ishte duke shkuar për t’u paraqitur në zyrën e prokurorit të Manhatanit dhe pritet të dalë para gjykatës.

Trump e ka cilësuar gjithçka si surreale, madje duke thënë se do ta arrestojnë siç edhe ndodhi sipas procedurës.

“Duke u nisur për në Manhatanin e Poshtëm, për në Gjykatë. Duket kaq sureale Wow, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë!”, shkruan Trump, transmeton CNN. 

Ish-presidenti Donald Trump është arrestuar përpara se të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ai ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit ku edhe është arrestuar. Tashmë ai ndodhet në paraburgim policor përpara se të dalë para gjykatës.

Trumpit pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të fotografohet, transmeton CNN.

Më pas, ai do të sillet në gjykatë. Ky do të jetë proces i shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA-ve. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme