Kërcënimi rus për armë bërthamore në Bjellorusi, NATO: Jemi në gatishmëri të lartë

NATO ka dënuar retorikën “të rrezikshme” dhe “të papërgjegjshme” të Rusisë pas vendimit të Vladimir Putin për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, teksa thekson se organizata po “monitoron situatën nga afër”.
“NATO është në gatishmëri të lartë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në paraqitjen e arsenalit bërthamor të Rusisë që do të na çonte në ndryshimin tonë”, tha një zëdhënës i Aleancës Atlantike.
Nga ana tjetër, Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të trajtuar kërcënimin e mundshëm të njoftimit të Presidentit Putin.
Ukraina thotë se masa shkel marrëveshjet e mospërhapjes bërthamore, një akuzë që Presidenti Putin e ka mohuar, në vend të kësaj e krahason atë me SHBA-në që vendos armët e saj në Evropë.
Aleanca ushtarake akuzoi gjithashtu Rusinë për shkelje të vazhdueshme të angazhimeve të saj për kontrollin e armëve, duke përfshirë vendimin e vendit për të pezulluar traktatin e ri START, një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2010 e cila kufizon numrin e kokave bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë dhe i jep secilës fuqi për të inspektuar traktatet e tjetrit./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




