Dakordësia Kurti-Vuçiç në Ohër/ Reagon NATO: I inkurajojmë palët të zbatojnë marrëveshjen e arritur

Pas dakordësimit në takimin e Ohrit midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Përmes zëdhënëses, Oana Lungescu, NATO inkurajon Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë rëndë dakord.
“Ne e mirëpresim marrëveshjen nga presidenti i Serbisë, AleksandËr Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në rrugën për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i inkurajojmë palët që të zbatojnë ato për çka kanë rënë dakord. Ne jemi të përkushtuar për stabilitet në rajon”, shkruan Lungescu në Twitter.

Të shtunën në mbrëmje vonë, Kosova dhe Serbia ranë dakord mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, që do të jetë i detyruar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.
Këtë aspekt e bëri të ditur edhe shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media pas bisedimeve disa orëshe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




