Urdhër-arresti ndaj Putinit/ Zelensky: Vendim historik i drejtësisë ndërkombëtare

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhër-arresteve ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe komisioneres për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova.

“Sot kemi një vendim të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare. Një rast që ka perspektiva reale”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës të premten.

“Ky është një vendim historik që do të çojë në përgjegjësi historike”, u shpreh Zelensky. Presidenti ukrainas tha se hetimet e vendit të tij sugjeruan gjithashtu se Kremlini ishte përfshirë drejtpërdrejtë në dëbimin e detyruar të fëmijëve në Rusi.

“Në procedimin penal që po hetohet nga oficerët tanë të zbatimit të ligjit, tashmë janë regjistruar më shumë se 16,000 raste të dëbimit të detyruar të fëmijëve ukrainas nga okupatori. Por numri real, i plotë i të dëbuarve mund të jetë shumë më i lartë,” tha ai, transmeton CNN. 

Deri më tani, zyrtarët ukrainas kanë mundur të kthejnë 300 fëmijë që ishin dëbuar me forcë në Rusi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme