Konfliktet në bregun perëndimor, trupat izraelite vrasin tre persona të armatosur palestinezë

Forcat izraelite qëlluan dhe vranë tre persona të armatosur palestinezë që hapën zjarr ndaj trupave në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria, duke shtuar se një tjetër person i armatosur u dorëzua dhe u arrestua. Ministria palestineze e shëndetësisë konfirmoi se tre persona u vranë pranë qytetit të Nablus të dielën, po nuk e bëri të ditur menjëherë identitetin e tyre.
Vdekjet e fundit e çojnë në 80 numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i vitit, pasi Izraeli ka shtuar bastisjet e arrestimeve në Bregun Perëndimor. Sulmet palestineze nga ana tjetër kanë vrarë 14 izraelitë për këtë vit.
Gati 150 palestinezë u vranë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor në vitin 2022, duke e bërë atë vitin më vdekjeprurës në ato zona që nga viti 2004, sipas grupit izraelit të të drejtave B’Tselem.
Sulmet palestineze kundër izraelitëve gjatë asaj kohe vranë 30 persona. Izraeli thotë se bastisjet janë thelbësore për të çmontuar rrjetet militante dhe për të parandaluar sulmet e ardhshme. Por sulmet duket se po intensifikohen në vend që të ngadalësohen.
Palestinezët i shohin sulmet si një shtrëngim nga Izraeli i një okupimi 55-vjeçar – Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967. Palestinezët i kërkojnë ato territore për shtetin e tyre të ardhshëm të pavarur.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




