Përmbytje historike në Australi

Përmbytjet në Australi rrezikojnë banorët e qytetit Burketown. Helikopterët ushtarakë kanë evakuuar dhjetëra njerëz nga përmbytjet që sipas vendasve ndodhin një herë në një shekull. Policia ka bërë thirrje të njëpasnjëshme për evakuimin e banorëve.
Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të rëndë përmbytjesh në Australi.
Pamjet tregojnë zonën e përmbytur në komunitetin e vogël të Burketown në verilindje të Australisë.
Helikopterët janë vendosur në zonë pasi përmbytjet rekord u rritën me shpejtësi dhe autoritetet lëshuan një “alarm përfundimtar” për t’u evakuuar.
Polica ka bërë thirrje për evakuim edhe nëpërmjet një postimi në tëitter, duke paralajmëruar se përmbytjet rekord pritet të rriten më tej gjatë fundjavës.
Helikopterët dhe avionët e tjerë kanë fluturuar mbi zonë dhe tashmë 53 nga banorët më të rrezikuar të Burketoën, janë shpëtuar.
Shtëpitë e rreth 200 familjarëve rrezikohen nga përmbytjet në Australinë verilindore.
Sipas kreut të shërbimeve të ndihmës zonat verilindore të vendit janë nën ujë dhe nuk mund të shihet asgjë nga dendësia e tij.
Shërbimi i motit i Australisë tha sot se gjendja kritike e motit do të vazhdoj ende. Shumë komunitete në verilindje të vendit apelojnë për ndihmë nga përmbytja rekord e vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




