Tërmeti në Turqi, të mbijetuarit jetojnë me frikë në rrugë

Një muaj pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ata që mbijetuan përballen me një të ardhme të pasigurt. Një nga problemet e tyre më serioze është gjetja e një vendi të sigurt për të jetuar.
Të paktën 1.5 milion njerëz tani janë të pastrehë dhe është e paqartë se sa kohë do të duhet për t’u gjetur atyre strehimin e duhur.
Ndërkohë, agjencia turke e fatkeqësive Afad thotë se pothuajse dy milionë njerëz janë larguar nga zona e tërmetit. Disa jetojnë me miqtë ose të dashurit e tyre diku tjetër në vend. Fluturimet dhe trenat jashtë rajonit janë falas për ata që duan të largohen.
Kriza e të pastrehëve e krijuar nga tërmeti është kaq akute për shkak të mungesës reale të hapësirave të sigurta që kanë mbetur në këmbë. Më shumë se 160,000 ndërtesa u shembën ose u dëmtuan rëndë.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) vlerëson se të paktën 1.5 milionë njerëz janë ende brenda zonës së tërmetit, por nuk kanë ku të jetojnë. Është e vështirë të dihet shifra e vërtetë dhe mund të jetë shumë më e lartë citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




