Lufta me Rusinë, SHBA i dërgon Ukrainës 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake

Botë | 4 vite më parë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojë pajisje ushtarake me vlerë deri në 400 milionë dollarë në Ukrainë, për të ndihmuar mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus. Lajmi është bërë me dije nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Në këtë paketë ndihme, SHBA do të ofrojë municion shtesë për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, fishekë artilerie shtesë 105 mm dhe 155 mm dhe municion shtesë 25 mm.

Paketa përfshin gjithashtu ura të lëshuara nga automjetet e blinduara, municione shkatërrimi, pajisje testimi dhe diagnostikimi për të mbështetur mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve, si dhe pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera në terren.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar pajisje me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme