Rritet numri i viktimave, më shumë se 23 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe Siri, duke shkuar në mbi 23 mijë. Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 19,875, sipas presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa Sirinë fqinje raportohet për 3,377 viktima.
Erdogan shtoi se më shumë se 77,700 njerëz ishin lënduar në Turqi dhe se qeveria do të sigurojë mbështetje me qira për të mbijetuarit e tërmeteve.
Situata në terren në Sirinë veriore është përshkruar si “absolutisht katastrofike” nga grupi i mbrojtjes civile të Sirisë, Helmetat e Bardha. Kamionët e OKB-së që transportonin ndihma kanë kaluar kufirin nga Turqia në Siri sot, kolona e dytë këtë javë, por punonjësit e ndihmës në Sirinë veriore janë të dëshpëruar për më shumë ndihmë, teksa mjekët shprehen se nuk ka furnizime të mjaftueshme mjekësore edhe për 20% të atyre në nevojë./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




